Lideri i Demokracisë së Re, Kirijakos Micotski lidhur me protestën e sotme në Athinë, kundër Marrëveshjes së Prespës ka deklaruar se sot ka folur populli grek. Sipas tij, këto mesazhe duhet dëgjuar nga ana e kryeministrit Cipras.
“Sot qeveria, nuk hezitoi të përdorë gazlotsjellës kundër mijëra protestuesve të qetë. Mes tyre kishte familje, fëmijë të vegjël dhe persona në moshë. Le ta dinë të gjithë se do të kërkohet përgjegjësi për atë që ndodhi sot.
Shumicat artificiale në Kuvend janë numra bosh para miliona grekëve që nuk pajtohen. Bëhet fjalë për marrëveshje që e ndryshon politikën e jashtme, pranon identitet maqedonas dhe gjuhë për fqinjët me çka përforcohet identiteti i tyre”, ka thënë Micotakis.