“Migrimi i të rinjve”, Taravari për nesër thërret debat me kandidatët për president

Siç e kam theksuar pas shpalljes së kandidaturës sime për President, ikja e të rinjve dhe e fuqisë sonë punëtore, është një ndër brengat e mia më të mëdha. Besoj se emigrimi është rreziku më i madh për perspektivën dhe zhvillimin e vendit në termin afatgjatë.

Marketing

Andaj, me qëllim që të bashkëbisedojmë për brengat dhe arsyet që e nxisin rininë tonë që të lëshojë vendin, por mbi të gjitha edhe për nevojat, pritshmëritë dhe idetë që ata kanë për rolin e shtetit në ofrimin e një perspektive më të mirë në vendilindje, do të organizoj tribunën me temë “Migrimi i të rinjve”, ku kam ftuar si folës edhe kandidatët tjerë për President të shtetit.
Ju ftoj që me pjesëmarrjen tuaj të pasuroni diskutimet dhe të këmbejmë ide rreth zgjidhjeve që kërkon ky problem tanimë me përmasa shqetësuese.