Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, në ankesën e tij që e ka dorëzuar tek Gjykata Penale ka kërkuar të mbahet seancë publike, njofton Makfaks.
Në ankesë Mijallkov kërkon që vendimi për paraburgim të rishqyrtohet, gjegjësisht të largohet masa e paraburgimit, ndërsa në fuqi të mbesin masat e përkujdesit të cilat kanë qenë më parë. Mijallkov konteston faktin që vendimi për paraburgim është marrë vetëm mbi bazë të propozimit të Prokurorisë, pa mos u dëgjuar argumentet e avokatëve të tij. Avokatët e Mijallkovit në ankesë kanë shkruar se gjykata edhe më herët ka pasur dijeni për të gjitha akuzat kundër Mijallkovit, ndërsa atëherë nuk e kanë parë të udhës të propozojnë paraburgim, por vetëm marrje të pasaportës dhe detyrim për paraqitje të rregullt në gjykatë.