Mijallkov në pritje të përgjigjes së Mickoskit

Sasho Mijallkov është në pritje të përgjigjes së kryetarit të VMRO DPMNE-së Hritijan Mickoski, pas letrës së hapur që i dërgoi të dielën, të cilin e quajti patriot të rrejshëm. Mijallkov sot nuk deshi të komentoj se kur do të ngre padi edhe për nënkryetarin Aleksandër Nikollovski.

Marketing

“A keni qëndrim për letrën e hapur?
Sot jemi këtu për tjetër ngjarje.

A do të ngritin padi ndaj Aleksandar Nikollovskit?
Po e pres kryetarin e partisë të jep përgjigje!

Pse e vlerësoni se ende nuk ka përgjigje?”, tha Sasho Mijallkov, ish-anëtarë i VMRO DPMNE-së.

Aleksandar Nikollovski më 22 tetor, tha se Mitko Jançev, Sasho Mijallkov, Konstandin Bogdanov dhe Nilloka Totodrovin janë përjashtuar nga VMRO DPMNE, si¬ç tha, kanë bashkëpunuar me pushtetin për t’i kërcënuar e korruptuar deputetët e kësaj partie me qëllim që të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese.

“Komiteti qendror i bën thirrje Prokurorisë Publike, pas informacioneve që qarkullojnë në opinion, të hetojë nëse ka presion, kërcënime, shantazh si dhe ryshfet ndaj deputetëve. Në fund, duam tua urojmë koalicionin e ri kriminel në Republikën e Maqedonisë me Zoran Zaevin, Vice Zaevin dhe Sasho Mijallkovin. Për fat të mirë, VMRO ka mekanizëm për tu pastruar dhe për të ecur përpara. Prej sot, VMRO-DPMNE hapëron përpara, me vetëdije për sfidat që po vijojnë”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, Nënkryetar i VMRO DPMNE-së.

Kjo dyshohet të jetë arsyeja që ish-drejtori i DSK-së Mijallkov, në letrën e hapur të drejtuar kryetarit të partisë Hristijan Mickoskit, ka paralajmëruar se do të ngre padi penale për Nikollovski, por pa precizuar arsyen. Dy ditë pas votimit për nevojën e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, Komiteti qendrorë i VMRO DPMNE-së, përjashtoi nga partia edhe 8 deputetët e tyre, të cilët votuan “pro”.

Marketing