Mijallkov nuk e di se ku është Gruevski

Ish-drejtori i DSK-së dhe deri para pak kohësh funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së, Sasho Mijallkov, në hyrje për në Gjykatën Penale në Shkup deklaroi se nuk e di se ku momentalisht ndodhet kushëriri i tij dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, të cilin policia që mbrëmë po e kërkon pasi i është shpallur fletëarrest.

Marketing

“Nuk e di” u përgjigj shkurt Mijallkov duke hyrë në godinën e Gjykatës Penale, i pyetur nga gazetarët për atë nëse e di se ku ndodhet kushëriri i tij.

Mijallkovi sot gjykohet në seancën e re të lëndës “Titanik 2 ” të PSP-së.

Ish-kryeministri tashmë disa ditë nuk është i kapshëm për organet e zbatimit të ligjit, të cilat e kërkojnë sepse duhet të shkojë në burg për të vuajtur dënimin prej dy vitesh, që e mori për rastin “Tank”.

Pasi të premten nuk u paraqit në burgun e “Shutkës”, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe dje, mbrëmë MPB-ja lëshoi feltëarrest për të dhe filloi që ta kërkojë, fillimisht në shtëpinë e tij, e më pas edhe në selinë e partisë së tij.

Marketing