Mijallkov: Nuk jam arratisur, kam qenë i sëmurë me simptoma të koronavirusit

Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov  ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe është vetëizoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit. Ai tha se është paraqitur vetë për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë për të. Po ashtu kërkoji falje të gjithëve për rrëmujën e krijuar në këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit.

Marketing
Marketing