Mijallkov sot në gjykatë për rastin ‘Titanik’

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon seanca për rastin ‘Titanik 2’ të PSP-së që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Marketing

Në mesin e të akuzuarve është edhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, i cili është në paraburgim në burgun e Shutkës pasi Gjykata urdhëroi 30 ditë paraburgim për rastin “Perandoria”.

Seanca e fundit u anulua ndërsa kryetari i këshillit gjykues Ognen Stavrev i dha tre ditë afat mbrojtjes që të deklarohet nëse ndonjë të akuzuar do të propozonte për dëshmitarë.

Marketing