Mijallkovi ende i fuqishëm, ja çfarë bëri në Ohër?!(FOTO)

Gjithçka është njësoj sikur në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit! Ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov ende vlen figurë e fuqishme, i cili gëzon kujdes dhe eksortë policore, duke e përshëndetur dhe i hapur rrugën, shkruan ndër të tjera portali lokal “Ohridsky” lidhur me praninë e ish-kryespiunit në koncertin e këngëtares serbe Ceca në Ohër, transmeton INA.

Marketing

Mijallkov ka qenë në qendër të vëmendjes dhe në krye të vendit në pjesën VIP të koncertit, në shoqëri të djemve të rinj të pushtetit aktual dhe se ai më pas ka kaluar natën në disko klubin “Awek”. Sipas portalit, Mijallkov në gjendje të alkoolizuar me shoqërimin e policisë ka hyrë në disko, ndërsa përjashta policia lejoi që ai ta uzurpojë edhe hapësirën e trotuareve me makinat e tij që e shoqëronin. (INA)