Cristiano Ronaldo është një prej sportistëve më të paguar në botë, prandaj nuk e ka problem luksin.
Këtë ai e ka dëshmuar gjatë pjesëmarrjes në një konferencë sportive në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ai është paraqitur para të gjithëve me një veshje që kap vlerën e 630 mijë $.
Në dorën e tij shihet dy unaza me diamant.
Njëra ishte me diamant të verdhë dhe ngjasonte me një unazë fejese për femra dhe kap shifrën e 200mijë $.
Unaza tjetër ishte rreth i veshur i gjithi me diamante dhe kap vlerën prej 50 mijë $.
34-vjeçari i shihet në dorë edhe një orë e cila cilësohet si më e shtrenjta që ka bërë Rolex.
Ajo është një Rolex GMT-Master dhe kushton 380 mijë dollarë. Është e bërë vetem me ar dhe me qindra diamantë të vegjël.