Mijëra gra protestuan në qendër të Minskut kundër Lukashenkos

Mijëra demonstrues u mblodhën të shtunën në qendër të kryeqytetit bjellorus, Minsk, për të protestuar kundër qeverisë së presidentit të kundërshtuar gjerësisht, Aleksander Lukashenko.

Marketing

Në protestën e sotshme u vu re një prezencë kryesisht femërore, që duke mbajtur në duar lule, marshuan përmes rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Policia u bllokoi rrugën për t’u ndërprerë itinerarin e tyre të zakonshëm, çka solli edhe përplasje mes turmës dhe forcave të rendit, si dhe dhjetë të arrestuara.

Mes tyre gjendet edhe 73-vjeçarja,  e njohur si Nina Baginskaya, e cila u bë ikonë e qëndresës pasi u përlesh me policinë gjatë muajit te kaluar.

Bjellorusia, një ish-republikë sovjetike e lidhur ngushtë me Rusinë, është tronditur nga protesta masive në rrugë që kur zoti Lukashenko pretendoi një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, që kundërshtarët e tij thonë se ishin manipuluar. Diçka kjo, që presidenti mohon me forcë.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e njohin Lukashenkon, si lider legjitim i Bjellorusisë.