Mijëra kërkesa për ta adoptuar, bëhet me familje “foshnja mrekulli” që lindi nën rrënojat e tërmetit shkatërrues

Një vajzë siriane, nëna e së cilës vdiq pasi lindi nën rrënoja, u adoptua nga kushëriri i saj, Salah al-Badran.

Marketing

Mjeku Hani Marouf në spitalin Cihan në Afrin tha se vajza është quajtur Aja, që në arabisht ka kuptime të shumëfishta – “mrekulli” dhe “dhuratë nga Zoti”, shkruan “The Guardian”, transmeton Reporteri.net.

Foshnja Aja u gjet të hënën pasdite më shumë se dhjetë orë pas tërmetit. Ajo u gjet në Jenderis, e varrosur nën beton, ende e lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj, Afra Abu Hadia.

Fatkeqësisht, shtëpia e kushëririt të saj në qytetin Jenderis në veriperëndim të Sirisë u shkatërrua gjithashtu, kështu që ai dhe familja e tij njëmbëdhjetë anëtarësh jetojnë në një tendë.