Besimtarë islam të dielën do të festojnë festën e Kurban Bajramit.
Imami, Labinot Maliqi, me një mesazh të veçantë ka uruar besimtarët islamë, duke shpresuar që kjo festë t’i gjejë shqiptarët më të bashkuar dhe të devotshëm më njëri-tjetrin.
“Shfrytëzojë rastin që t’i urojë të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Bajramit të Kurbanit, qoftë ky një festë e një sakrificë për zotin, një festë që i rifreskon raportet mes krijesave por njëkohësisht dashurinë, mbështetjen dhe përuljen ndaj zotit të plotfuqishëm. Shpresojë që kjo festë të na gjej më të devotshëm dhe të jemi më të përkushtuar në rrugën e Zotit, më të sjellshëm e më solidarë me njëri tjetrin”, ka thënë Imami Maliqi, transmeton IndeksOnline.
Temperaturat e larta kanë bëre që shumë qytetarë të bëjnë rezervime në bregdetin shqiptarë për të kaluar kështu ditën e festës së Kurban Bajramit pranë plazhit.
Imami Maliqi e konsideron një veprim të tillë si mosrespektim ndaj festave fetare dhe e vlerëson si tregues të qartë të besimit të dobët.
Ai u ka rekomanduar besimtarëve që ditën e parë të festës të festojnë në shtëpinë e tyre, e më pastaj të marrin udhë drejt bregdetit.
“Nuk është në rregull që besimtarët t’i bëjnë rezervimet pikërisht në kohë feste. Përr të shkuar për pushimet e tyre verore, në nuk jemi kundër pushimeve, deti është krijesë e Zotit dhe duhet të shijohet maksimalisht, por ne i rekomandojmë të gjithë besimtarët myslimanë që së paku ditën e parë të Bajramit ta presin në shtëpi, të shkëmbejnë dhurata e vizita reciproke tek familjarët e më pastaj udha e mbarë e le të shijojnë njësitë e Zotit kudo që kanë mundësi. Nuk është në rregull që besimtari t’i shmangët festës së Bajramit në shtëpinë e tij, rezervimi i pushimeve pikërisht në kohë festë është tregues i mungesës së respektit për festat tona fetare dhe një tregues i qartë i besimit të dobët të tyre”, tha Maliqi./IndeksOnline/
Kohëve të fundit është diskutuar shumë edhe çmimi i Kurban Bajramit.
Imami Maliqi ka një koment në lidhje më ketë.
https://www.facebook.com/watch/?v=1498730614379505&t=0