Mijëra mjekë gjerman lënë punën për shkak të pagave të ulëta

Mijëra mjekë gjermanë në spitalet universitare u larguan nga puna të hënën për të kërkuar rritje të pagave dhe përmirësime të kushteve të tyre të punës.

Marketing

Sindikata Marburger Bund, e cila përfaqëson mjekët, tha se largimet u organizuan në disa qytete, duke përfshirë Aachen, Bonn, Këln, Dusseldorf, Heidelberg dhe Mynih.

Gjatë grevave, shumica e spitaleve universitare ofronin vetëm kujdes urgjent dhe shërbime minimale, ndërsa mijëra mjekë u bashkuan në takime në qendrat e qyteteve për të tërhequr vëmendjen ndaj shqetësimeve të tyre.

Për shkak të grevës paralajmëruese, pacientët me siguri do të duhet të durojnë kohët më të gjata të pritjes dhe shtyrjen e operacioneve jourgjente në ditët në vijim, tha sindikata në një deklaratë.

Andreas Botzlar, nënkryetar i sindikatës së mjekëve, kritikoi autoritetet për shpërfilljen e problemeve në spitalet universitare dhe dështimin për të ndërmarrë hapat e nevojshëm.

Ai nënvizoi se shtetet dhe autoritetet federale duhet të bëjnë “përmirësime thelbësore” në pagat dhe kushtet e punës së mjekëve, në mënyrë që të parandalojnë kolapsin e spitaleve universitare.

Sindikata kërkon një rritje 12.5% të pagave për rreth 20.000 mjekë në spitalet universitare, si dhe tarifa më të larta për punën gjatë natës, fundjavave dhe festave publike. Mjekët po kërkojnë gjithashtu ndryshime në turnet e gjata.

Sindikata thotë se paga e mjekëve që punojnë në spitalet universitare është shumë më e ulët se kolegët e tyre në spitalet komunale, edhe pse ata duhet të punojnë me turne më intensive./AA