Mijëra njerëz janë duke shpërndarë një informacion të rremë se një kompani e njohur kosovare po dhuron një shtëpi në këmbim të shpërndarjes së informacionit në rrjetin social FB.
“✅ Pëlqeje faqen tone Marigona Residence ✅ Shpërndaje këtë postim ✅ Përmendi 4 shokë/shoqe në koment”, thuhet në njoftimin e faqes së rreme me emrin e kompanisë.
Zyrtarë të Kompanisë Marigona Residencë kanë konfirmuar për Gazetën Express se faqja është e rreme.
Valton Bilalli, aksionar në Marigona Rezidence, ka thënë se kanë njoftuar edhe policinë më këtë mashtrim që po ndodh në rrjetin social Fb.
“Është rrenë. Të njëjtën faqe e kemi raportuar edhe në Polici”, ka thënë Bilalli për Express.
Deri më tash 8 mijë e 100 persona kanë rënë pre duke pëlqyer postimin. Janë mashtruar deri më tash 9 mijë e 300ë persona duke shpërndarë njoftimin. Ndërsa, janë mashtruar mbi 14 mijë persona se duke komentuar mund të fitojnë shtëpi.