Të paktën pesë njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar pasi reshjet rekord të shiut kanë goditur Kinën jugore.
Qindra shtëpi dhe mijëra hektarë të kulturave të ndryshme janë shkatërruar nga rrebeshi i shiut, që pritet të vazhdojë për disa ditë.
Më shumë se dy milionë njerëz janë prekur përderisa rrugët dhe urat janë dëmtuar rëndë, raportojnë mediat shtetërore.
Në provincën Guizhou, një qytet i tërë u përmbyt ku uji arriti në 2 m.
Shoqata metrologjike e Kinës tha se reshjet në provincat jugore të Jiangxi dhe Hunan kishin arritur rekordin për qershorin.