Mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë

Numri i viktimava nga përmbytjet në gjithë Europën Perëndimore është në rritje.

Marketing

Në Gjermani të paktën 133 persona humbën jetën dhe mbi 1200 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shirat e rrëmbyeshëm shkatërruan shtëpitë, rrugët dhe ndërprenë energjinë elektrike dhe shërbimet telefonike duke e bërë edhe më të vështirë identifkimin e personave të humbur.

Në disa zona viktimat u shkaktuan si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Ndërkohë zyrtarët thanë se po vazhdojnë të gjejnë trupa të pajetë në bodrume shtëpish. Besohet se njerëzit janë mbytur në tentativë për ta larguar ujin nga banesat.

Edhe Belgjika eshte një ndër shtetet më të goditura nga përmbytjet. Qeveria belge konfirmoi se numri i viktimave arriti në 20. Mijëra persona kanë ndërkohë janë pa energji elektrike.

Zvicra Luksemburgu dhe Holanda gjithashtu janë goditur nga stuhitë, duke detyruar autoritetet që të evakuojnë mijëra persona.