Mjeku Ilir Alimehmeti publikoi lajmin e mediave angleze, të cilat shkruajnë se mijëra vdekje COVID do të hiqen nga shifrat sepse janë numëruar gabim.
Alimehmeti tha në “Facebook” se bëhet fjalë për rreth 4 mijë raste ku mund të jetë gabuar.
Dyshimet lindin pasi ka shumë njerëz që janë regjistruar si viktima nga COVID, ndërkohë që kanë humbur jetën disa ditë pasi janë shëruar.
“ “Mijëra vdekje COVID do të hiqen pasi janë numeruar gabim” (në Angli)
❗Rishqyrtimi zyrtar gjeti se Shëndeti Publik i Anglisë ishte duke i numëruar gabim vdekjet nga koronavirusi.
❗Vdekjet konsideroheshin si vdekje nga COVID-19 edhe nëse vdisnin nga çfarëdo shkaku tjetër muaj pasi ishin shëruar nga COVID-19.
✅ Ky gabim mund të ketë ndodhur në rreth 4.000 raste, ose gati 10% e vdekjeve totale nga COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë së Anglise pritet që ta deklarojë shifrën e re në fund të javës, pas rishqyrtimit dyjavor që gjeti gabimin.”
Epidemiologu tha se gabimi statistikor është gjetur nga profesorë të Universitetit të Oksfordit dhe Universitetit East Anglia.
Sipas Ilir Alimehmetit, sado shtet i fuqishëm të jesh, gabime mund të ndodhin në kushte emergjence.
Kur epidemia ishte në fillimet e veta në Shqipëri, mjeku Alimehmeti deklaroi se duhet të kryhen autopsi për viktimat që kanë edhe koronavirus, për të kuptuar se cili është shkaku kryesor i vdekjes.