Mik i ngushtë me Putinin, del në ankand superjahti i oligarkut rus

Një superjaht 163 metra i gjatë dhe që kap një shifër prej 200 milionë dollarësh, në pronësi të Viktor Medvedchuk, një oligark dhe mik i ngushtë i Vladimir Putin, ndaj të cilit janë vendosur sanksione do të dalë në ankand fill pas bllokimit të tij në brigjet kroate.

Marketing

Qeveria ukrainase tha se gjykata kroate vendosi që jahti luksoz i Medvedchuk të transferohet në Agjencinë ukrainase të Menaxhimit dhe Përvetësimit të Aseteve.

68-vjeçari, Medvedchuk,një politikan ukrainas pro-Kremlinit, u arrestua në Ukrainë në prill dhe iu dorëzua Rusisë në një shkëmbim të burgosurish në shtator.

Ai shpesh quhet “princi i errët” i politikës ukrainase, ndërsa Putin është kumbari i vajzës së tij Daria.

Superjahti “Royal Romance”, i cili u ndërtua nga kontraktori holandez i superjahteve Feadship në 2005, është i përbërë nga kabina për 14 të ftuar dhe një hapësirë të madhe, ku përfshihet një pishinë 4 metra e gjerë.

Në shtator, një superjaht 72.5 metra i sekuestruar nga një oligarku rus nën sanksione, Dmitry Pumpyansky, iu shit në ankand një blerësi të pazbuluar për 37.5 milionë dollarë, në shitjen e parë të këtij lloji që kur Rusia pushtoi Ukrainën.