Një ndër bashkëpunimet më të mirë të kësaj vere padyshim se është Elvana Gjata, Ledri Vula dhe John Shahu.
Kënga ‘Mike’ u dëgjua kudo që ka shqiptarë. Por jo vetëm kaq pasi kjo këngë tashmë ka arritur 30 milionë klikime në Youtube.
Sigurisht ky nuk është suksesi i parë dhe i fundit për Ledrin dhe Elvanën, si dy yje të formësuar në muzikë por edhe për Johnin si një artist i ri por shumë premtues.
Ledri edhe këtë verë ka vazhduar të jetë ‘King’ i estradës me shumë publik pas vetes përderisa Elvana është kthyer furishëm këtë verë me koncerte të shumtë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni.