Në “Staples Center” të Los Angeles-it u zhvillua ndeshja e shumëpritur e boksit mes Mike Tyson dhe Roy Jones, duel që i përket kategorisë së rëndë.
Tyson në moshën 54-vjeçare u rikthye në ring, për të treguar një luftë të fortë ndaj kundërshtarit të tij 51-vjeçar. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dy boksierët, e cila u mbyll në barazim.
U zhvilluan 8 raunde me nga 2 minuta, ku në fund të dy boksierët dolën pa shumë dëmtime dhe gjithçka u vendos në barazim.