Mila Carovska po përmendet si kryeministre e Qeverisë teknike?!

Ashtu si afrohet fundviti dhe data e dakorduar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare sipas modelit të Përzhinos që para datës së zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike që do të organizojë ato, ashtu edhe dalin në pah emrat potencial që do të jenë në pozicione kryesore për të drejtuar këtë qeveri, shkruan Zhurnal.mk. Edhe pse është përfolur me të madhe që postin e të parit të qeverisë do e ketë në dorë ministri aktual i punëve të brendëshme Oliver Spasovski, duket se krahu i tij në parti po humb mbështetjen partiake dhe se qeverinë Zaevi do ia besojë ministres aktuale të punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, gjithmonë duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Zaev se pikërisht Carovska në krye të dikasterit të punës dhe politikës sociale po realizon në tërësi programin partiak edhe pse ajo erdhi në krye të këtij posti jo si anëtare e partisë.

Marketing

E në këtë rast duket se Spasovski do të mbetet pa post por që sipas gjitha gjasave do të jetë drejtues i listës në një nga njësitë zgjedhore sepse VMRO opozitare gjithnjë e më shumë ka qenë e zëshme që kryeministri teknik mos të jetë pjesë e listës për deputet, ndërkohë që Carovska nëse vjen në krye të qeverisë teknike, ajo nuk do të jetë në garë për deputet. Mirëpo, edhe sipas shenjave të fundit nëpër rrjetet sociale që po shfaqen Carovska po merr mbështetjen gjithnjë e më të madhe nga sekretari gjeneral Lupco Nikollovski, zëvendës ministri i ekonomisë Kiril Kolemisevski dhe nënkryetarët Petrot e Zekiri, me të cilët edhe është fotografuar sonte.

Ndryshe, sipas modelit të qeverisë teknike VMRO pritet të merr dy ministra dhe tre zëvendës ministra, edhe atë ministrinë e punëve të brendëshme dhe ministrinë e punës e politikës sociale ndërsa si zëvendës ministër atë në transport e lidhje, financa dhe shoqërinë informative dhe administratë e ku pa post do të mbesin Oliver Spasovski, Mila Carovska (nëse nuk emërohet kryeministre), Sadik Beqiri, Shiret Elezi dhe Aleksandar Bajdevski.