Milaim Zeka: Pas zgjedhjeve do të shkoja në koalicion me Vetëvendosjen

Kryetari i PEK Milaim Zeka në emisionin Debat Plus në Rtv Dukagjini ka folur mbi koalicionet e mundshme para dhe pas zgjedhjeve.

Marketing

Ai ka tregua se partia me të cilën do të bënte koalicion pas zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje

“Të vetmen parti që mund ta konsideroj partnere serioze pas zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje” ka theksuar kryetari i PEK Milaim Zeka.

Zeka ka treguar se ka patur komunikim me Vetëvendosjen në lidhje me një koalicion të mundshëm, por preferon të shkojë vetëm në zgjedhje.

Marketing