Milan arrin marrëveshje me dy futbollistë

Kampioni aktual i Italisë Milan, ka arritur marrëveshje me dy prej futbollistëve që ishin pjesë e Rosonerëve si huazim në sezonin e kaluar.

Marketing

Junior Messias është futbollisti i parë që skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje me atë të Crotones.

Shifra e transferimit të brazilianit te Rosonerët është në vler prej 4.5 milionë euro plus shtesat, ka njoftuar eksperti Fabrizio Romano, transmeton Indeksonline.

Milani po ashtu ka arritur marrëveshje edhe me skuadrën e Romës për shërbimet e Alessandro Florenzit.

Shuma e trasnferimit të italianit do të jetë rreth 2.7 milionë euro.