Milan bën blerjen e parë për sezonin e ri

Milan ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri dhe tashmë ka blerë dhe futbollistin e parë gjatë kësaj merkato.

Marketing

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin, Emil Roback.

Sulmuesi është pjesë e ekipit të Hammarby, pronar i të cilit është dhe Zlatan Ibrahimovic. I gjithë operacioni ka kushtuar 1.2 milionë euro dhe kuqezinjtë tashmë do të kenë në organikë dhe një sulmues në rritje.

Lajmi është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të Hammarby ku shkruhet se “klubi ka gjetur akordin me Milan për transferimin e Emil Roback. Sulmuesi i talentuar 17-vjeçar le klubin tonë për të vijuar karrierën në një ndër skuadrat më të mëdha në botë”, shkruhet në komunikatë.

Marketing