Milan e nisi “me këmbën” e mbarë sezonin e ri

Sampdoria-Milan 0-1

Marketing

Milani e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri. Kuqezinjtë fituan në transfertë 0-1 ndaj Sampdorias falë golit të shënuar nga Brahim Diaz.

Mesfushori spanjoll gjuajti saktë brenda zonës dhe përfitoi edhe nga gafa e portierit vendas që topi të përfundonte në rrjetë. Në fraksionin e dytë, Milani ruajti rezultatin duke marrë kështu 3 pikët e para të sezonit të Serie A.