Milan detyrohet ta vendos në shitje yllin e skuadrës

Kapiteni Alessio Romagnoli mund të flijohet nga Milan për të kënaqur FFP, nëse dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Marketing

Sipas Tuttosport, 24 vjeçari aktualisht konsiderohet i paqëndrueshëm, dhe nëse Milan dështon të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ai mund të shitet.

Milan po akuzohet nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar.

Për t’u rregulluar me UEFA-n, Milan ka nevojë për një shitje që do t’ia sillte rreth 70 milionë euro.

Dhe për t’i siguruar këto para, ‘Rossonerët’ janë të gatshëm të sakrifikojnë kapitenin Romagnoli, që në vitin 2015 u transferua nga Roma për 25 milionë euro.

Marketing