Milan e shkarkon Bobanin

Skuadra e AC Milan përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare kanë njoftuar që e kanë shkarkuar drejtorin e deri tanishëm të klubit, Zvonomir Boban.

Marketing

Po ashtu në këtë njoftim klubi e ka uruar drejtorin e deritanishëm për kontributin e tij që ka dhënë në klub.

Mirëpo sipas tyre ambiciet e këtij klubi janë që të rikthehen në nivelin e parë të futbollit evropian.

Kurse klubi ka konfirmuar që do të vazhdojnë të mbështesin Stefano Piolin dhe skuadrën e parë duke qëndruar optimist për ndeshjet e radhës.