Milan fiton me përmbysje, Gattuso merr frymë

Pas dy humbjeve radhazi, Milani ka rigjetur fitoren pasi mundi me përmbysje Sampdorian në San Siro.

Marketing

Kuqezinjtë fituan 3-2 në një ndeshje emocionuese, ku në fillim kaluan në avantazh, më pas u përmbysën me dy gola të shpejtë të miqve dhe më pas ripërmbysën gjithçka për të shpëtuar stolin e trajnerit Gennaro Gattuso.

Ishte sfida e sulmuesve kjo për Milanin, pasi realizuan të tre lojtarët e repartit të avancuar. Pas vetëm pak minutash lojë, Cutrone kaloi në avantazh skuadrën e Gattusos, por shumë shpejt Sampdoria shokoi Milanin me protagonist një ish-kuqezi Ricardo Saponarën, i cili fillimisht shënoi vetë dhe më pas i dha një asist perfekt Quagliarellas, i cili mposhti Donnarumman për herë të dytë.

Megjithatë, në minutën 36 Cutrone dhe Higuain u lidhën në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin, me argjentinasin që mposhti Auderon duke barazuar shifrat.
Golin e fitores për Milanin e realizoi Suso, me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Marketing