Një shqiptar në orbitën e Milanit.
Bëhet fjalë për Leon Dajakun, sulmuesi I Bayern Munchen, I cili nuk po gjen hapësirat e duhura te kampionët e Gjermanisë.
Sipas Goal.com, version italisht, 19-vjeçari shqiptar, përveç Milanit, kërkohet nga disa klube.
Union Berlin, Koln dhe Nice janë tre klubet e tjera që e pëlqejnë dardanin dhe menaxherët e Dajakut kanë nisur bisedimet për të gjetur një skuadër të përshtatshme për sulmuesin.
Synohet që të arrihet një marrëveshje për huazimin me të drejtë blerjeje të të riut.
Dajaku ka luajtur vetëm dy ndeshje në Bundesliga me fanellën e Bayern Munchen sezonin e shkuar, ndërsa ka spikatur me ekipin e dytë, duke shënuar edhe tre gola në kampionatin aktual.
Bayern e bleu nga Sttutgart në verën e 2019 për shumën e 1.5 milion eurove.