Në Spanjë bëjnë të ditur se kuqezinjtë i janë rikthyer pistës së lojtarit të Atletiko Madrid, Angel Correa. Fantazisti colchoneros ishte shumë afër veshjes së fanelës së Milanit gjatë verës por shuma e lartë e kërkuar nga madrilenët bëri që drejtuesit e Milanit të hiqnin dorë.
Megjithatë mesa duket argjentinasi nuk është hequr nga lista e dëshirave të Milanit, të cilët duken se janë të gatshëm të nisin një sulm të ri për ta transferuar.
Sipas Mundo Deportivo, transferimi i tij mund të bëhet në janar, por vetëm në rastin e një vetë financimi për goditjen e Correa.