Stefano Pioli është konfirmuar trajner i Milanit deri në vitin 2022.
‘Rossonerët’ me anë të një komunikate, kanë njoftuar se i kanë vazhduar kontratën trajnerin Stefano Pioli, deri në vitin 2022.
E ardhmja e Piolit ka qenë e pa qartë te Milan, e skuadrën nga ‘San Siro’ që synonte angazhimin e Ralf Rangnick nga RB Leipzig.
“AC Milan njofton se është arritur një marrëveshje me Stefano Pioli për zgjatjen dy vjeçare të kontratës së tij si trajner i ekipit të parë, e cila do të skadojë në qershor të vitit 2022”, thuhet në njoftim.
Pioli në të kaluarën ka drejtuar shumë skuadra, ku vlen të përmenden Lazio, Inter dhe Fiorentina.