Milan ka arritur të marrë tre pikë të rëndësishme nga udhëtimi i vështirë në Sassuolo, me Zlatan Ibrahimovic që kishte ditën e tij më të mirë.
‘Rossonerët’ kanë fituar 2:1 sfidën e zhvilluar në ‘Mapei Stadium’, e vlefshme për xhiron e 35-të të Serie A.
Zlatan Ibrahimovic në minutën e 19’, arriti t’i dhuronte Milanit epërsinë e parë, prej 0-1.
Në minutën e 42’, vendasit barazuan në 1:1, kur Francesco Caputo u tregua i saktë nga penalltia.
Ky rezultat nuk qëndroi më shumë se tre minuta, me suedezin që u shfaq sërish, për të shënuar golin e dytë për Milanin, për 2:1.
Pjesa e dytë nuk solli ndryshime në rezultat, dhe në fund, Sassuolo 1:2 Milan.