Milan përmbysë Juventusin për fitore në derbin që u shënuan gjashtë gola

Milan ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme duke e përmbysur rezultatin nga 0-2 në 4:2 ndaj liderëve të Serie A, skuadrës së Juventusit.

Marketing

‘Rossonerët’ në kuadër të xhiros së 31-të, ishin nikoqir të Juventusit në ‘San Siro’, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e ndeshjes, edhe pse ishte me ritëm të lartë, nuk solli asnjë gol, të cilat ishin rezervuar për të dytën, në të cilën u shënuan plotë gjashtë sosh.

Adrien Rabiot (47’) dhe Cristiano Ronaldo (53’), shënuan për epërsinë prej dy golash për Juventusin, 0-2..

Vazhdimi i ndeshjes i takoit Milanit, që fillimisht ngushtoi epërsinë me golin e Zlatan Ibrahimovic, të realizuar nga penalltia në minutën e 62’.

Ibra katër minuta më vonë u përfshi edhe te goli i barazimit, duke asistuar për Franck Kessie.

Në minutën e 67’, Milan kaloi për të parën herë në epërsi, me golin e bukur të Rafael Leaos.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Andre Rebic, që shënoi në minutën e 80’.

Marketing