Milan-Roma, shiten të gjitha biletat

Mbi 1 milionë tifozë në stadium. Kjo është shifra që Milan do të regjistrojë këtë të dielë në ndeshjen që do të luajë në shtëpi kundër Romës.

Marketing

Në ndeshjet e zhvilluara deri më tani, kuqezinjtë kanë tërhequr mbi 980 mijë shikues, me një mesatare për ndeshje që i kalon 70 mijë spektatorë, ndërsa shifra më e ulët është 57 mijë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Cagliarit.

Në sezonin 2022/23, klubi kuqezi u mbyll me mbi 1.8 milionë shikues në të gjitha garat. Logaritë për Milan janë për të gjitha ndeshjet e luajtura në shtëpi në të gjitha garat, ndërsa numri i shikuesve në stadium mund të pësojë rritje në varësi të ecurisë në Europa League.

Për ndeshjen e së dielës me Romën, stadiumi San Siro do të jetë i mbushur në të gjithë kapacitetin. Milani po përgatitet të dalë në fushë kundër për t’u rikthyer tek fitorja edhe pas eliminimit në çerekfinalet e Kupës së Italisë.