Milani pritet të jetë një nga ekipet më aktive në merkaton e janarit.
Përveç një sulmuesi me peshë si Ibrahimoviç, kuqezinjtë janë pranë akordit edhe me një mbrojtës të djathtë.
Me Contin që ka qenë i dëmtuar pothuajse për dy vite e me Abaten që i ka kaluar vitet më të mira, Milani i ka hedhur sytë nga Valentino Lazaro.
22-vjeçari austriak, po shkëlqen me Hertën e Berlinit në Bundesligë këtë sezon.
Agjenti i 22-vjeçarit është parë në Milano sot, ku mendohet se ka kryer një takim me drejtuesit e kuqezinjve, për të diskutuar kushtet e kontratës.
Milani po punon në heshtje, por duket një hap para të gjithëve në merkaton që starton në 1 janar.