Milani e nis me fitore sezonin e ri – mposht Udinesen

Milan ka fituar ndeshjen e xhiros së parë në Serie A, ndaj Udineses.
4:2 është rezultati i ndeshjes në ‘San Siro’.

Marketing

Milani fillimisht ishin në disavatazh, pas golit të hershëm të shënuar nga Udinese, me anë të Becao në minutën e 2`.

Por, kampioni në fuqi u rikthyen shpejtë, pasi arritën të rikthejnë rezultatin.

Fillimisht shënoi Theo Hernandez nga pika e bardhë, në minutën e 12` dhe Ante Rebic në të 15`.

Pas dy golave të shpejtë, Milani po kërkonin edhe të tretin, por nuk arritën ta shënojnë.

Në minutat shtesë ishte Masina që shënoi dhe barazoi rezultatin në 2:2.

Pjesa e dytë më e mirë ishte për vendasit, pasi shënuan edhe dy herë.

Ishte Brahim Diaz që i dhuroi epërsinë ‘Rossonerëve’, pasi shënoi në minutën e 46`.

Golin e katërt dhe të dytin personal në këtë takim e realizoi Rebic, në minutën e 68.

Kështu Milani merr fitoren e parë në edicionin e ri të ligës italiane.