Milani jep njoftimin zyrtar për Leonardon

Milani edhe zyrtarisht ka konfirmuar se Leonardo është rikthyer në klub si menaxher i përgjithshëm.

Marketing

Braziliani dikur ka qenë lojtar dhe trajner i kuqezinjve dhe deri tani ka punuar si drejtor sportiv te Paris Saint-Germain.

Me kompaninë amerikane Elliott Management që e ka marrë në pronësi Milanin nga ish-pronari i saj, biznesmeni kinez Yonghong Li, raportohej se Leonardo do të rikthehej, dhe kjo tani është konfirmuar edhe zyrtarisht nga klubi kuqezi.

“Rrugëtimi i ri i Milani vazhdon me emërimin e Leonardo De Araujo (“Leonardo”) si menaxher i përgjithshëm i departamentit tekniko-sportiv”, thuhet në komunikatën e Milanit.

Image

Marketing