Milani ka gati ofertën tjetër për Milinko-Saviçin

Milani është gati që t’i ofrojë 110 milionë euro dhe Fabio Borinin për ta sjellë Sergej Milikoviç-Saviçin në San Siro nga Lazio, shkruan CalcioMercato.

Marketing

Lazio ka kërkuar 100 milionë euro për yllin e saj, ndërsa Milani nuk mund ta paguajë këtë shumë menjëherë, dhe është duke i ofruar 40 milionë euro në fillim për ta huazuar e pastaj 70 milionë euro në verën e ardhshme.

‘Rossonerët’ janë duke e ofruar edhe Fabio Borinin në marrëveshje vetëm për të mbyllur me sukses transferimin e serbit.

Marketing