Milani lider në Serie A, Giroud ia siguron fitoren ndaj Napolit

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Napolit, në derbin e javës së 28-të në Serie A.

Marketing

Skuadra e Stefano Piolit me këtë fitore tani ka rrëmbyer edhe pozitën e parë në tabelë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ka përfunduar me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për “Rossonerët” e shënoi sulmuesi francez, Olivier Giroud, në minutën e 49-të.

Vlen të theksohet se te napolitanët gjatë tërë ndeshjes në fushë ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Milani pas kësaj fitore ka 60 pikë dhe pozicionohet i pari në tabelë, me dy pikë më shumë se Interi, por “Nerazzurrët” kanë një ndeshje më pak.

Kurse, Napoli tani renditet i treti me 57 pikë.