Milani me komunikatë zyrtare

Skuadra e Milanit sapo ka lëshuar një komunikatë zyrtare në faqen zyrtare, ku jep informacione për lëndimin e mbrojtësit argjentinas, Mateo Musacchio.

Marketing

Lojtari ka pësuar një lëndim mbrëmë në një përplasje aksidentale me mesfushorin Franck Kessie, në ndeshjen kundër Real Betisit në Evropa Ligë, transmeton Gazeta Express.

“Musacchio ka pësuar një traumë në gjurin e tij të djathtë, lëndim ky që pritet ta lërë atë jashtë fushave për gjashtë ose tetë javë”, shkruan komunikata zyrtare e klubit italian.