Milani ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionatin italian duke mposhtur Cagliarin.
“Rossonerët” triumfuan në udhëtim merezultat 3-1, edhe pse pas gjysmë ore lojë ishin ën disavantazh 1-0, transmeton KosovaPress.
Skuadra e Piolit u tregua shumë më e rrezikshme pasi pranoi gol. Shifrat në 1-1 i barazoi Okafor në minutën e 40’, derisa vetëm pesë minuta më vonë Tomori i dha epërsinë skuadrës së tij.
Fitoren e kuq e zinjve e vulosi Loftus Cheek me golin e tretë në minutën e 60’.
Milani ka 15 pikë në vendin e dytë, kurse Cagliari është skuadra e fundit në tabelë me vetëm dy pikë.