Milani mposht Juventusin

Milani mund Juventusin në ndeshjen e madhe të javës së nëntë të Serie A, dhe për një natë i bashkohet Napolit dhe Atalantës në krye të renditjes italiane.

Marketing

Kampionët Italisë u treguan shumë më konkretë, duke shfrytëzuar maksimalisht rastet e tyre, në mes të një loje të ekuilibruar ku gjithsesi Juventusi tregoi të gjithë problemet e mëdha që po përjeton në këtë moment, duke filluar nga mesfusha.

Eshte mbrojtësi Tomori që kalon Milanin në avantazh në përfundim të pjesës së parë, ndërkohë që në pjesën e dytë kuqezinjtë e kanë më të lehtë për të shfrytëzuar në kundërsulm shpejtësinë e lojtarëve si Teo Hernandez, Leao dhe Messias. Pikërisht ky i fundit në minutën 54 kryen një aksion personal mbresëlënës pothuajse nga mesi i fushës, duke vulosur fitoren.

Reagimi i Juventusit nuk ishte në lartësinë e duhur, madje Milani mund të trefishonte epërsinë. Me vetëm 13 pikë në kampionat dhe një renditje në Champions që e vë në rrezik për kualifikim të mëtejshëm, tekniku Allegri duket sikur mund t’ i thotë që tani lamtumirë ëndrrave për fitore, dhe të përqendrohet për një vend në Champions në sezonin e ardhshëm, objektiv ky gjithsesi  i vështirë duke parë konkurrencën .