Interi ka kaluar në finale të Kupës së Italisë pasi e mposhti 3-0 Milanin në “San Siro”.
Ishte Lautaro Martinez që shënoi dy herë në pjesë të parë dhe Gosens një herë në të dytën për t’ia dhënë epilogun këtij takimi.
Milani nuk arriti të këndellej për asnjë moment të ndeshjes e për pasojë nuk e gjeti as golin e nderit, shkruan lajmi.net.
Në finale Interi do ta presë fituesin e çiftit Juventus – Fiorentina që do të luhet nesër.