Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend nga 27 prilli i vitit 2017.
Seanca e mëparshme u shty për shkak të mungesës së të pandehurve Spiro Ristovski dhe Trajko Veljanoski, të cilët ishin në vet-izolim, për shkak të virusit korona.
Gjithashtu edhe seanca e sotme është e pasigurt sepse një i pandehur tjetër është në vetë-izolim, Mile Janakieski.
Rasti është në procedurë dëshmuese dhe po drejtohet nga gjyqtari Ilija Tërpkov, dhe prokuroria përfaqësohet nga Vilma Ruskovska.
Të pandehurit në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat i Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.
Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.