Milenko del në gjyq për përhapje të gjuhës së urrejtjes

Gazetari kontrovers Milenko Nedellkovski më 17 janar vitin e ardhshëm do të ulet në bankën e të akuzuarve për përhapje të gjuhës së urrejtjes.

Marketing

Ai ndiqet penalisht për material racist dhe ksenofobik, në lidhje me komentin e tij në rrjetin social Fejsbuk ku tallej me zjarret në Athinë, Greqi.

Kundër Nedellkovskit është dorëzuar akt-akuzë dhe i kërcënohet dënim me burg prej një deri në pesë vjet.