Miliarderët që humbën më shumë miliona gjatë vitit 2018

Kur bëhet fjalë për miliarderët në media, fokusi shpesh tenton të jetë sa shumë para kanë grumbulluar.

Marketing

Megjithatë, sipas një raporti të Bloomberg, viti 2018 ishte i rëndë për disa miliarderë që kanë humbur shuma të konsiderueshme parash.

Mark Zuckerberg është miliarderi që ka humbur më së shumti në vitin që e lam pas.

CEO i Facebook që ka pasuri prej 59 miliardë dollarësh, ka humbur 18.2 miliardë dollarë.

Themeluesi dhe aksionari maksimal i Inditex, Amancio Ortega ka pasuri prëj 61 miliardë dollarësh, ndërsa ka humbur 14.7 miliardë dollarë në vitin e kaluar.

Wang Jianlin është themeluesi i kompanisë konglomeratike Dalian Wanda Group, kompania më e madhe e Kinës për zhvillimin e pasurive të patundshme. Kinezi ka humbur 10 miliardë dollarë në vitin 2018.

Georg Schaeffler që zotëron 80% të kompanisë mbajtëse INA Holding Schaeffler GmbH & Co ka humbur 10 miliardë dollarë në vitin e kaluar.

Jorge Paulo Lemann kontrollon aksionet e Anheuser-Busch InBev, beermaker më i madh në botë, poashtu ka humbur 10 miliardë dollarë në vitin e kaluar.
Jack Ma, bashkë-themelues dhe kryetar ekzekutiv i Grupit Alibaba ka 9.76 miliardë më pak pasuri nga humbjet që ka patur në vitin 2018.