Milikije Halimi me apel si të mbrohemi nga Covid 19

Te nderuar bashkevendas!

Marketing

Jemi ne nivelet me kritike te pandemise C19 ne vendin tone, ndersa apelet e mjekeve kerkojne kujdesin e secilit individualisht.

Numri i personave te infektuar ne komunen tone eshte rritur ne 44. Per vendbanimet sa jemi ne, kater fshatra ne komunen tone, ky numer eshte tejet i madh dhe shqetesues.

Apelojme zeshem mos te mblidheni dhe grumbulloheni, por te mbani distancen fizike prej 2 metrave dhe te mbani maskat ne vende publike. Mos frekuentoni vendet ku ka shume njerez, lokalet apo kafiterite ku nuk sigurohet kjo distance.

Nese keni cfardo simptoma, telefononi menjehere mjekun ame sa nuk eshte vone. Asnje semundje nuk eshte e turpshme, por e turpshme eshte nese fshihen simptomat, e turpshme eshte te fshihet semundja, qe pastaj te rrezikojme veten tone, familjen dhe te tjeret rreth nesh.

Keni kujdes, per tre gjera qe po perseriten vazhdimisht:
1. Mbani maskat
2. Mos u grumbulloni dhe mbani distancen fizike prej 2 metrave
3. Lani duart shpesh dhe mbani pastertine.

Milikije Halimi
Kryetare e Komunes se Haracines