Milikije Halimi sjell lajm të mirë për Haraçinën

Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi pas një kohe të gjatë ka dhënë një lajm për banorët e saj. Ajo ka thënë se tashmë për ta po zgjidhet një nga problemet jetike, siç është kanalizimi.

Marketing

“Dua të ndaj me Ju lajmin e shumëpritur dhe të gëzueshem, se brenga e 30 viteve që na ka shoqëruar, problemi me kanalizimin, po merr fund. Sot është bërë shpallja publike për zgjedhjen e operatorit ekonomik (kompania e cila do të angazhohet që t’i kryej aktivitete e punimeve) për realizimin e projektit të rrjetit të kanalizimit në Haraçinë. Vlera e këtij projekti arrinë shumen e 88.000.000 denarëve, projekt të cilin e kemi fituar si Komunë tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Projekti gjigand me këtë vlerë, asnjëherë nuk është fituar nga Komuna jonë, por falë përkushtimit tonë, profesionistëve të fushës, si dhe angazhimit tonë, kemi fituar një projekt dhe vlerë të tillë. Famtirësisht idetë e programit tonë po jetësohen. Jam shumë e vetëdishme se të gjithë duam një ditë e më parë të zgjidhet cdo problem komunal, por problemet që janë akumuluar me vitë të tëra, kërkojnë kohë dhe anagzhim serioz. Një gjë të tillë jemi duke e bërë.Ne jemi në drejtimin e komunës më pak se dy vite,ndërsa për këtë periudhë të shkurtër, janë bërë dhe po bëhen përmirësime të cilat gjeneratat e ardhshme do t’i ndjejnë dhe vlerësojnë. Ju falenderoj të gjithëve për durimin dhe besimin që keni pasur gjatë gjithë kësaj kohe”, ka shkruar Milikije Halimi, kryetare e Komunës së Haraçinës, duke shtuar se shumë shpejtë, do të vjen më një lajm gjithashtu jetik për komunën e saj.