Bashkia e Durrësit ka nisur procedurat për të dhënë me negocim tenderin për depozitimin e mbetjeve. Edhe Bisedimet e drejtpërdrejta konsiderohen si formë spekulimi, është vendosur që ato të realizohen për fondin 287 milionë e 216 mijë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro.
Kjo procedurë është publikuar në faqen e Prokurimeve Publike në datën 9 gusht duke i hapur rrugën kësaj bashkie që të kontaktojë më subjektet që kanë kapacitet të përpunojnë mbetjet.
Një muaj më parë, qyteti bregdetar i drejtuar nga kryetarja e mandatuar Emirjana Sako u përfshi në një skandal mjedisor ku plehrat qëndruan për më shumë se një javë pa u mbledhur dhe një pjesë e tyre u dogj.
Si zgjidhje e përkohshme e situatës shërbeu landfilli në Shkodër, teksa vetëm pas këtij vendimi inceneratori i Sharrës në Tiranë pranoi depozitimet pa pagesë në kushtet e emergjencës.
Bashkia e Durrësit ka nisur procedurat për të dhënë me negocim tenderin për depozitimin e mbetjeve. Edhe Bisedimet e drejtpërdrejta konsiderohen si formë spekulimi, është vendosur që ato të realizohen për fondin 287 milionë e 216 mijë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro.
Kjo procedurë është publikuar në faqen e Prokurimeve Publike në datën 9 gusht duke i hapur rrugën kësaj bashkie që të kontaktojë më subjektet që kanë kapacitet të përpunojnë mbetjet.
Një muaj më parë, qyteti bregdetar i drejtuar nga kryetarja e mandatuar Emirjana Sako u përfshi në një skandal mjedisor ku plehrat qëndruan për më shumë se një javë pa u mbledhur dhe një pjesë e tyre u dogj.
Si zgjidhje e përkohshme e situatës shërbeu landfilli në Shkodër, teksa vetëm pas këtij vendimi inceneratori i Sharrës në Tiranë pranoi depozitimet pa pagesë në kushtet e emergjencës