Milionat e Europianit/ Spanja dhe Gjermania, skuadrat që kanë përfituar më shumë deri tani

Tashmë janë përcaktuar skuadrat që kanë kaluar në fazën çerekfinale të Euro 2024 e cila do të nisë këtë të premte me sfidën që konsiderohet si “Klasikja” e futbollit kontinental mes Gjermanisë dhe Spanjës.

Marketing

Dhe teksa pritet kjo supersfidë, është bërë një bilanc i të ardhurave financiare të përfituara nga skuadrat e Evropianit deri në këtë moment.

Është pikërisht Spanja ajo që kryeson në këtë pikë falë edhe 3 fitoreve në fazën e grupeve dhe është e vetmja që mund të sigurojë përfitimet maksimale prej 28.25 milionë euro, kjo nëse do të fitojë turneun. La Roja, ka siguruar shifrën prej 9 milionë e 250 mijë euro për pjesëmarrjen, shifër së cilës i shtohet ajo prej 3 milionë eurosh për 3 fitoret në grup dhe 1.5 milionë euro për kalimin në 1/8 e finaleve.

Eliminimi i Gjeorgjisë e si pasojë kalimi në çerekfinale i solli Spanjës dhe 2.5 milionë euro të tjerë për të çuar në total 16 milionë e 250 mijë euro të ardhurat e përfituara deri tani.

Gjermania, rivali i ardhshëm i Spanjës është në vendin e dytë. “Die Mannschaft” në fazën e grupeve siguroi 13 milionë e 250 milionë euro pas 2 fitoreve me Skocinë e Hungarinë dhe barazimit me Zvicrën. Me kalimin në çerekfinale, Gjermania e ka çuar në 15 milionë e 750 mijë euro totalin e të ardhurave deri në këtë moment.

Podiumin e plotësojnë Portugalia, Turqía, Anglia, Franca dhe Zvicra me 500 mijë euro më pak se Gjermania, 15 milionë e 250 mijë euro pas tyre vjen Holanda me 14 milionë e 750 mijë euro..

Klasifikimi financiar vijon me kombëtaret qe u eliminuan në 1/8 e finaleve me në krye Austrinë me 12 milionë e 750 mijë euro që pasohet nga Italia, Belgjika, Gjeorglia, Sllovakia, Rumania, Danimarca dhe Sllovenia me nga 500 mijë euro më pak.

Nga 8 skuadrat që nuk mundën të kalojnë fazën e grupeve, kombëtarja shqiptare doli me 9 milionë e 750 mijë Euro, 9.25 milionë eurot për pjesëmarrjen dhe 500 mijë eurot për barazimin me Kroacinë. Këtë shifër e kanë fituar edhe Skocia, Çekia dhe Polonia. Ukraina është ajo që ka fituar më shumë me 10.75 milionë e ndjekur nga Hungaria, Kroacia dhe Serbia me nga 10.25 milionë euro.